Lajmet e fundit

Mbledhja e Kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės

E Hėnė, 08.02.2010




Kryesia e Kuvendit tė Republikės sė Kosovės bashkė me shefat e grupeve parlamentare, nė mbledhjen e sotme tė kryesuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, pėrcaktoi rendin e ditės sė seancės sė Kuvendit, e cila do tė mbahet mė 11 shkurt. Nė shenjė tė Ditės sė Pavarėsisė sė Kosovės, Kuvendi do tė mbajė seancė solemne, (nė dyvjetorin e saj), mė 17 shkurt.

Pas kohės sė pyetjeve parlamentare, nė seancėn e 11 shkurtit do tė shqyrtohen pėr herė tė parė pesė projektligje: Projektligji pėr Administratėn Shtetėrore tė Republikės sė Kosovės, Projektligji pėr Gazetėn Zyrtare tė Republikės sė Kosovės, Projektligji pėr Kėshillin e Pavarur Mbikėqyrės tė Kosovės, Projektligji pėr ekzekutimin e sanksioneve penale dhe Projektligji pėr mbrojtjen nga rrezatimi jo-jonizues, jonizues dhe siguria nukleare. Ndėrsa, nė shqyrtim tė dytė tė kėsaj seance do tė jenė Projektligji pėr ndryshimin dhe plotėsimin e Ligjit pėr duhanin 02 L-36, Projektligji pėr deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisė sė zyrtarėve tė lartė publikė dhe Projektligji pėr turizėm dhe shėrbime turistike.

Nė vijim Kryesia shqyrtoi edhe disa mocione dhe rekomandime. Nė rendin e ditės sė seancės do tė jetė Rekomandimit i Komisionit pėr Legjislacion dhe Gjyqėsi lidhur me propozim-vendimin e Ministrisė sė Drejtėsisė pėr plotėsimin e Komisionit pėr Provimin e Jurisprudencės, propozimi i Gjykatės Supreme tė Kosovės pėr emėrimin e anėtarit tė Komisionit pėr Kėrkesa Pronėsore.

Ndėrkaq, Rekomandimi i Komisionit pėr Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikė Transport dhe Telekomunikacion, pėr Strategjinė e energjisė pėr periudhėn 2009-2018, do tė radhitet nė ndonjė seancė tė ardhshme tė Kuvendit. Sa i pėrket mocionit tė deputetit Riza Smaka pėr tė udhėzuar Qeverinė pėr ndryshimin dhe plotėsimin e Ligjit nr. 03/L-129 pėr zonat ekonomike, u tha se pėr kėtė kėrkohet mendimi i Qeverisė. Kryesia u njoftua edhe me Rekomandimin e Komisionit pėr Administratė Publike, Pushtet Lokal dhe Media lidhur me moszbatimin e vendimeve tė Kėshillit tė Pavarur Mbikėqyrės tė Kosovės. Ky rekomandim, u tha se duhet t’ i dėrgohet Qeverisė. Nė mbledhje u konstatua se njė anėtari tė Komisionit tė Konkurrencės dhe njė tė atij tė Rregullatorit tė Energjisė u ka skaduar mandati, ndaj Qeveria duhet tė bėjė propozimet pėr anėtarė tė rinj. Kryesia u njoftua edhe me vendimin e presidentit tė Republikės sė Kosovės pėr zėvendėsimin e tre deputetėve tė Kuvendit tė Republikės sė Kosovės, si dhe me njoftimin pėr formimin e grupit tė ri parlamentar “ Pėr Integrime”. Ndėrsa sa i pėrket , kėrkesės sė grupit tė ri parlamentar “ Pėr Integrime”, pėr pėrfaqėsim nė Kryesinė e Kuvendit, u theksua se pėr kėtė veprohet sipas dispozitave kushtetuese, ndėrkaq, sa i pėrket pėrfaqėsimit tė kėtij grupi parlamentar nė komisionet parlamentare, me kėtė merret administrata nė bashkėpunim me grupet parlamentare.
Nga mbledhja e Kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės